http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjyqtari i Gjykates Larte Admir Thanza rrezikon të perjashtohet nga sistemi i drejtësise shqiptare.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur probleme në të tre komponentet e vlerësimit te tij.
Admir Thanza, pjese e gjyqësorit shqiptar që nga viti 1992, rezulton me probleme me pasurinë e vendosur. Sipas komisionit është vleresuar deklarim i rremë i pasurisë, fshehje te saj dhe mungesë e justifikimit të të ardhurave.
Problemet lidhen me blerjen ne vitin 2000, e nje apartamenti me siperfaqje 136 metra katrore ne Shkoder. Po ashtu edhe per apartamentin prej 113 metra katrore ne Tirane. Probleme jane vene re edhe ne nj apartament ne Gjirin e Lalzit, ku ka pasur mosperputhje ne deklarimin e siperfaqes.
Ndalim te vijimit te ushtrimit te profesionit ka kerkuar edhe drejtoria e informacionit të klasifikuar.
Ne raportin drejtuar Komisionit te Vetingut eshte raportuar per konkakte me persona te lidhur me boten e krimit, madje edhe i fotografuar. Per kete moment, avokati tha se ka qene konkakt me nje mik shtepie, i cili ishte akuzuar nga prokuroria e Shkodres dhe qe me pas ishte liruar nga te gjitha shkallet e gjykatave ne Shkoder.
Gjithashtu, nga ONM eshte bere e ditur se ne vitin 1999 gjykatesi Thanza eshte ndaluar ne Piza te Italise dhe eshte denuar me 40 dite burg dhe gjobe 100 mije lireta.
Nga ana e tij Thanza tha se ishte nje akt human per te shpetuar nipin e tij.
Vendimi për gjyqtarin do jepet me 17 korrik