Ora News- PD këmbëngul: Votimi për teatrin i manipuluar, Presidenti nuk do ta dekretojë ligjin

Ora News Emisione 2018-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita këmbëngul se votimi i javës së kaluar për pr/ligjin e Teatrit Kombëtar ishte i manipuluar dhe si i tillë ai duhet të anulohet. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti i PD, Tritan Shehu tha se kundërakuzat e mazhorancës se manipulimi është bërë nga LSI është një provokacion.

Pyetje: Ju patët një kundërakuzë nga mazhoranca për çështjen e pr/ligjit të Teatrit Kombëtar, u tha se është manipuluar nga ana e deputetëve të LSI dhe gjithcka ishte e rregullt në procesin e votimit?

Shehu: Këto janë provokacione, janë gjëra që unë nuk dua të merrem me këtë çështje. Atje votuan njerëz që nuk kishin qenë në sallë. Pra ai votim sic është bie poshtë dhe duhet ribërë. Këtë e kërkon morali, e kërkojnë vlerat e një parlamenti, e kërkon transparenca, ndërshmëria e një votimi që duhet bërë. Pastaj mazhoranca i ka numrat e voton prapa është puna e saj. Por ai votim duhej rivotuar përsëri sepse në fund të fundit është përgjegjësia e atyre që drejtojnë seancën për të kontrolluar korrektësinë e një votimi.

Deputeti demokrat shprehu bindjen e plotë se Presidenti i Republikës do të bëjë detyrën duke mos e dekretuar këtë pr/ligj.

Pyetje: Si do pasqyrohet në praktikë këmbëngulaja e opozitës për këtë fakt, a do ta vijoni me bojkot?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-kembengul-votimi-teatrin-i-manipuluar-presidenti-nuk-do-ta-dekretoje-ligjin

Share This Video


Download

  
Report form