E pyetur nga gazetarët për qëndrimin e saj në lidhje me debatin për shembjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar, Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dha një këshillë për vendimmarrësit.
"Ne kemi marrë shumë letra, kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje. Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore të këtij vendimi. Por këshilla ime do të ishte gjithmonë, dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj që të merrni vendime dhe të gjeni zgjidhje të cilat janë në përfitim të këtyre qytetarëve. Dhe është shumë e rëndësishme jo vetëm kur bëhet fjalë për monumente kombëtare, por gjithçka që ka një vlerë emocionale për qytetarët. Sa herë që ka një gjë të tillë, atëherë duhet të flitet me qytetarët".
Sipas Ambasadores Vlahutin, diskutimi, bashkëbisedimi dhe transparenca janë kyçe në këtë vendim. Projektligji i ri për Teatrin i hap rrugë projektit që parashikon shembjen e godinës ekzistuese dhe financimin nga kompania Fusha sh.p.k të një teatri të ri në qendër të Tiranës.
Tv Klan