Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Sa më shumë ecën Shqipëria drejt BE-së aq më shumë monitorim të hollësishëm do të ketë për çdo gjë. Çelja e negociatave nuk është dhuratë, por në sajë të një pune shumë të madhe sidomos për qeverinë e një vendi e mezi presim të ndodhë kjo gjë"
E deklaroi ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin në konferencën për median ku u prezantua strategjia e Bashkimit Europian pë perspektivën e Ballkanit Perëndimor.
Vlahutin nuk foli me data kontrete për çeljen e negociatave por nënvizoi si të rëndësishme pranverën dhe shpejtësinë e zbatimit të reformave e 5 priteteve për të cilat BE i ka nënvizuar çdo vit: Administrata publike, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut.
Por çfarë duhet të bëjë Shqipëria konkretisht që të hapen negociatat?
Romana Vlahutin: "Është shumë e qartë ka qenë shumë e qartë prej vitesh. Janë 5 prioritetet kyçe. Për ne kjo është thelbësore. Në mënyrë absolute. Ne po punojmë dita ditës të krijojmë historik. Është një gjë që po shihet dhe diskutohet në të gjitha institucionet në BE në mënyrë që komisioni të nxjerrë opinionin e vet dhe shtetet anëtare të marrin një vendim duke qenë të mirëinformuar
Reforma ne drejtesi, Vlahutin: Do monitorojmë çdo gjë. Flet për vetëlargimet nga gjyqësori
Gazetari i Ora News, Everest Dedaj pyeti nëse ishte kjo reforma në drejtësi që kishte imagjinuar dhe dëshiruar, pasi kryesisht opozita akuzon se në të gjitha institucionet e reja ka gjyqtarë apo ish gjyqtarë të komunizmit dhe individë të tjerë që nuk përmbushin kriteret profesionale?
Romana Vlahutin u përgjigj: Është tejet herët për të thënë që reforma në drejtësi po funksionon plotësisht.
Do të monitorojmë cdo gjë nga afër dhe me shumë kujdes.
Do të na duhen shumë vite për të parë rezultatet përfundimtare. Ajo që është e rëndësishme është që fillimi e zbatimit të reformës ka nisur dhe ne do të monitorojmë dhe shqyrtojmë çdo gjë nga afër dhe me shumë kujdes dhe do të presim dhe seancat e para për vettingun.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlahutin-sa-me-shume-reforma-zbatoni-aq-me-shume-arrini-objektivin