Ora News- Berat, ushqimet në Urën Vajgurore shiten në rrugë

Ora News Lajme 2018-07-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Produktet ushqimore përfshirë edhe bulmeti tregtohen ne mes te rrugës në Bashkinë e Urës Vajgurore. Tregtarët ankohen se kanë mbi 20 vite në këtë situatë edhe pse paguajnë taksa. Ndërkohë që bashkia shprehet se nuk ka siguruar fonde për ndërtimin e një tregu .

Produktet e qumështit, që nga djathi dhe gjalpi, peshku, fruta-perimet dhe çdo ushqim tjetër që përmban shporta familjare, çdo fundjavë tregtohen në rrugë në Bashkinë e Urës Vajgurore të Qarkut të Beratit.

Në të dy krahët e rrugës, tregëtarët ambulantë kanë vendosur çadra, tenda dhe gjithçka tjetër për të përshtatur një treg, që në fakt vetëm emrin ka të tillë. Tregtarët shprehen se kanë mbi 20 vite në këtë gjendje edhe pse paguajnë taksa.

Banorë: "Në mes të rrugës janë, me pluhura, shumë keq. Mishi, peshku, ja këtu në rrugë."

"Nuk është normale dhe nuk blejmë, nuk kemi dhe lekë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berat-ushqimet-ne-uren-vajgurore-shiten-ne-rruge

Share This Video


Download

  
Report form