BERAT - Mes pluhurit, ndotjes masive apo qarkullimi të automjeteve ndodhet tregu ushqimor i Urës Vajgurore.
Tregtarët shesin në rrugë pa asnjë lloj kushti higjeno-sanitar, ndërsa ata bashkë me blerësit janë vazhdimisht të kërcënuar nga ndonjë aksident automobilistik, si pasojë e qarkullimit të mjeteve në të njëjtën zonë tregtimi. Konsumatorët ankohen se nuk janë të sigurt për produktet që blejnë, ndërsa tregëtarët thonë se pavarësisht se janë taksapagues të rregullt, askush nuk merr masa.
"Ne jemi në tym këtu. Paratë i paguajmë, po në tym jemi. Jemi të detyruar të mbledhim mallin se do të vijnë makinat", shprehen tregëtarët për A1 Report.
Tregëtarët improvizojnë me çfarë të mundin për të tregtuar produktet e tyre, por gjithçka është jashtë normave të normales, mes pluhurit të rrugës dhe mjeteve.