Në Festivalin e Këngës Magjike që " />
Në Festivalin e Këngës Magjike që "/>

Emisioni "BOOM" - E ftuar Gerta Mahmutaj

Ora News Emisione 2018-07-06

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Festivalin e Këngës Magjike që lamë pas Klejti Mahmutaj mbeti jashtë finales. E ftuar në "BOOM", këngëtarja Gerta Mahmutaj tregoi se i vëllai e përjetoi keq skualifikimin.

Mahmutaj: Unë isha live, më ka njoftuar Klejti në telefon. Më tha: Gerta nuk më kanë futur në finale. Ishte shumë i mërzitur me sa mbaj mend.Unë e kuptoj Klejtin, në të njëjtën moshë kam qenë dhe unë kur konkurova në "Këngën Magjike" me "Përgjithmonë ata" dhe nuk u futa në finale dhe e përjetova shumë keq.Vetëm një pikë dhe rrezikova finalen. Ka shumë arsye pse mund të mos votojnë artistët.

Gerta mendon se janë pikërisht këngëtarët e rinj prishin votimet.

Mahmutaj: Mendoj se deri diku janë këngëtarët e rij ata që bëjnë kompromise më tepër.Nuk votojnë objektivisht. Mua më kanë kërkuar ti votoj, por s'kam bërë asnjëherë kompromise.

Sivjet është 20 vjetori i Këngës Magjike dhe Gerta nuk e përjashton pjesmarrjen. Të vetmen mëdyshje ka nëse do të vijë vetëm apo në një bashkëpunim me vëllain.

Mahmutaj: Nuk e di, ndoshta vetëm, por tani që e mendoj edhe me Klejtin do ti rikthehesha emocioneve të dikurshme.

Këngëtarja ndër të tjera tha se brenda pak ditëve do të vijë me projektin e ri muzikor me titull "Ku ma ke", një këngë ritmike për sezonin e verës.

Edhe pse ka vite në skenë, sërish ka mbetur disi në hije sa i përket famës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gerta-mahmutaj-kengetaret-e-rinj-kane-prishur-votimin-ne-kengen-magjike

Share This Video


Download

  
Report form