Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Të jesh grua nuk do të thotë se je nënë". Sepse për Fatma Haxhialiun të jesh nënë do të thotë të kesh dëshirën dhe të jesh gati ti përkushtohesh tjetrit.
E ftuar në "BOOM", moderatorja zbuloi se është një nënë shumë protektive me djalin e saj Kian, por edhe me njerëzit e tjerë që ajo do.
Këtë cilësi ja sheh më shumë si dobësi vetes, duke u shprehur se ka frikë se do ta penalizojë në të ardhmen.
Fatma Haxhialiu: Nuk jam tolerante, jam shumë protektive. Falë Zotit kam në krah partnerin tim që nga ana tjetër është ai që jep ekuilibrat dhe e lë çunin që të eksperimentojë qoftë nga gjërat e vogla, hapat e parë, një hedhje më shumë se duhet, fakti që bie, vritet.Është kalitur nga kjo anë nga ana e babit sepse po të ishte për mamin do të ishte një qullac ku thërret qameti. Jam shumë protektive për njerëzit që dua fort, besoj se kjo gjëja do më penalizojë sepse cili është ai fëmijë që do të jetë i mbytur apo nën kontroll?Unë jam pak kështu.
Në atë timen mendoj se jam mama e mirë, mundohem të korrigjoj gjëra të vogla me anë të informacioneve. Sot lexojmë shumë, ndonjëherë edhe të bëjnë dëm. Fakti që ti je grua nuk do të thotë se je nënë.Ti duhet të bëhesh nënë kur ti e ndjen që mund ti përkushtohesh dikujt tjetër. Është përgjegjësi e madhe.
Tani që është vetë nënë, Fatma ndan mendimin se nënat tona janë heroina, duke sjellë shembullin e të ëmës që krahas rritjes së fëmijëve bënte dhe punë të rënda.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fatma-nje-mama-protektive-nese-nuk-ishte-bashkeshortin-djalin-do-ta-kisha-bere-qullac