Sizmolog Rrapo Ormeni në një lidhje telefo" /> Sizmolog Rrapo Ormeni në një lidhje telefo"/>

Ora News - "516 tërmete", flet sizmologu: Çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim

Ora News Lajme 2018-07-06

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sizmolog Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për Ora News sqaroi situatën më të fundit sizmike në vendin tonë. Ai theksoi se janë regjistruar gjithsej 516 tërmete, duke theksuar se ato mund të zgjasim me ditë dhe me javë. Ormeni thotë se lëkundjet post-termike janë të zakonshme pas një tërmeti të fortë.

Ormeni: Ky tërmet ishte i një madhësie të tillë që do të ketë pasgoditjet do të vazhdojnë. Zakonisht, ky nivel magnitude, do të thotë se do të vazhdojnë disa ditë ose me javë. Në këtë drejtim, edhe gjatë natës në vazhdim ka pasur pas goditje dhe numri i tyre deri më tani ka arritur në 516. Karakteristikë ka qenë se njëra nga pasgoditjet ka qenë më e dallueshme me magnitudë 4.3, njëlloj si dy pasgoditje që kanë rënë pas tërmetit kryesor. Kuptohet që intensiteti ose numri i tyre vjen duke u zvogëluar.

Pasgoditjet janë më të vogla, por ka edhe ndonjë pasgoditje më të dallueshme që ndihet nga njerëzit në zonë epicentrale dhe më gjerë.

-Sa ditë mund të zgjasë?

Omeri: Pasgoditjes së këtij tërmeti do të vazhdojnë dhe mund të zgjasin me ditë por edhe me javë në varësi të tektonikës së atij vendi. Nuk ka tërmete që mund të shkaktojë dëme. Tërmetet të këtij niveli 4.2, 4.3 janë të zakonshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/516-termete-flet-sizmologu-cfare-do-te-ndodhe-ne-ditet-ne-vazhdim

Share This Video


Download

  
Report form