Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e konsideron përgjegjësi të jashtëzakonshme rezultatin e zgjedhjeve për Partinë Socialiste veçanërisht në Tiranë.
Gjatë një dalje për media nga selia e Partisë Socialiste, Veliaj u pyet edhe për një prishje të mundshme të koalicionit me LSI-në në Këshillin Bashkiak të Tiranës pas rrethanave të reja të krijuara midis dy forcave politike.
Veliaj: 18 mandate në Tiranë janë një përgjegjësi e jashtëzakonshme sidomos me bashkinë e re.
Por, do të krijojë marrëdhënie e re me LSI-në probleme në këshillin bashkiak të Tiranës?
Veliaj: Pyetja ishte për zgjedhjet e përgjithshme. Për marrëdhëniet në Këshillin Bashkiak, ne kemi një atmosferë shumë pozitive me të gjithë aleatët. Besoj që kjo lloj qasje e bashkëpunimit nuk i ka dalë keq Bashkisë së Tiranës. Ne morëm një mandat masiv sidomos nga populli i Tiranës, i cili le të themi është më i emancipuar. Fitorja është e stërmadhe dhe mallkimi më i madh që mund t?u ndodh socialistëve në këto momente është t?u hyj vetja në qejf.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cfare-do-te-ndodhe-me-koalicionin-ps-lsi-ne-keshillin-bashkiak-veliaj-pergjigjet/