Ora News- Teatri i ri, Parlamenti shpërthen në debate, Basha: Vjedhja e shekullit!

Ora News Lajme 2018-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për teatrin e ri, ndezi një debat të fortë në Kuvend, ndërsa opozita e cilësoi si vjedhjen e shekullit. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po zhvat pronat publike dhe po ndërton për të pastruar parat e krimit.

Por Ministri i Financave Arben Ahmetaj, tha se me ligjin qe parashikohet të miratohet në parlament teatri fiton 9 mijë meter katrore me nje ndikim zero ne buxhetin e shtetit.

Ndërsa Ministrja e Kulturës, vlerësoi se në mungesë të fondeve, partneriteti me privatin është një mundësi mjaft e mirë.

Basha: Askund nuk është mishëruar e gjithë kjo e keqe, e shkrirë e gjitha në një, sesa në përpjekjen për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar:Aty janë bërë bashkë etja e Edi Ramës për para duke zhvatur pronat publike për të ndërtuar dhe marrë pjesën e tij.Me qëllimin e tij për të pastruar paratë e drogës që do të financojnë këtë projekt masiv ndërtimi prej qindra milionë dollarësh.Me projektin e tij për të përqëndruar gjithë ekonominë në pak duar, duke e bërë këtë projekt me oligarkun e preferuar dhe arkitektin e preferuar.

Berisha: Nuk ka krim më të shëmtuar, nuk ka dëshmi më flagrantë të shndërrimit në mafie të kësaj pseudomazhorance sesa procedura urgjente e ligjit për të shkatërruar një simbol kombëtar.

Unë jam sot këtu, e mora fjalën për procedurë për të kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtij akti supermafioz. A ka shqiptar që mund të imagjinojë se ligji për teatrin, duhet të ishte një ligj me superurgjencë parlamentare në një kohë kur keni shndërruar Shqipërinë në eksportues droge. Në një kohë kur jeni bërë simbole të krimit dhe drogës, larjes së parave, të vrasjeve shtetërore në zyra.

Nuk dini të ndaleni, ndaluni për një moment, se prapa këtij krimi qëndrojnë qindra milionë euro të Toyota Yaris, të ngarkesave të drogës që sillni dhe eksportoni nga Shqipëria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/teatri-i-ri-parlamenti-shperthen-ne-debate-basha-vjedhja-e-shekullit

Share This Video


Download

  
Report form