Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ligji për teatrin e ri, ndezi një debat të fortë në Kuvend, ndërsa opozita e cilësoi si vjedhjen e shekullit. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po zhvat pronat publike dhe po ndërton për të pastruar parat e krimit.
Por Ministri i Financave Arben Ahmetaj, tha se me ligjin qe parashikohet të miratohet në parlament teatri fiton 9 mijë meter katrore me nje ndikim zero ne buxhetin e shtetit.
Ndërsa Ministrja e Kulturës, vlerësoi se në mungesë të fondeve, partneriteti me privatin është një mundësi mjaft e mirë.
Basha: Askund nuk është mishëruar e gjithë kjo e keqe, e shkrirë e gjitha në një, sesa në përpjekjen për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar:Aty janë bërë bashkë etja e Edi Ramës për para duke zhvatur pronat publike për të ndërtuar dhe marrë pjesën e tij.Me qëllimin e tij për të pastruar paratë e drogës që do të financojnë këtë projekt masiv ndërtimi prej qindra milionë dollarësh.Me projektin e tij për të përqëndruar gjithë ekonominë në pak duar, duke e bërë këtë projekt me oligarkun e preferuar dhe arkitektin e preferuar.
Vokshi: Thatë që do të jepet gjithë sipërfaqja - Teatrit. Ja ku e keni, ja ku e keni z,Ahmetaj: 5522 metra katrore, me vertetim hipotekor, i takojnë sot Tearit Kombëtar. Tre kulla, kulla 1.2.3 janë brenda sipërfaqes që i takon Teatrit Kombëtar. Pra, është mashtrim që nuk do vidhet sipërfaqja. Është mashtrim ajo që tha edhe Ministri Ahmetaj. Tre kulla Brenda sipërfaqes së Teatrit, me fitim marramendës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/teatri-i-ri-parlamenti-shperthen-ne-debate-basha-vjedhja-e-shekullit