Report TV - Vettingu/KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati

Report TV 2018-07-05

Views 0

Alma Brati, gjyqtare e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kaluar me sukses Vettingun edhe është rikonfirmuar në detyrë. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Pamela Qiko dhe Lulzim Hamitaj vlerësoi pozitivisht tre komponentët atë të pasurisë, aftësitë profesionale dhe ato morale për Bratin.

Në raportin e ILDKPKI-së, thuhej se Brati nuk ka fshehur pasurinë, dhe nuk ishte në konflikt interesi. KPK ka hetuar veçmas për pasurinë e gjyqtares dhe nuk ka konstatuar fshehje pasurie, çka përkonte me raportin e ILDKPKI-së. Seanca dëgjimore për Bratin u zhvillua në KPK një ditë më parë, ndërsa gjyqtarja kërkoi rikonfirmimin në detyrë.

Pasuritë
Pasuritë e Alma Bratit janë një apartament banimi 101 metra katrorë, blerë në kontratë shitjeje me rezervë 80 mijë euro, për të cilin ka shërbyer kontrata e kredisë 50 mijë euro. Deri në vitin 2016 detyrimi ishte 6 mln, ndërsa nga tezja e saj kishte një hua prej 25 mijë eurosh. Shtëpinë e dytë e kishte në Durrës, 179 metra katrorë, me kontratë shitjeje në vitin 2002, blerë për 1.9 milionë lekë në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin dhe prindërit. Në pasurinë e saj rezulton edhe një makinë Mazda me vlerë 19.500 euro.

Pesë ankesa për vendimet e Alma Bratit
Pika ku ?cënohet? figura e Bratit, janë 5 ankesa të depozituara për pastërtinë e figurës së gjyqtares, por këto të dhëna nuk janë në dorën e KPK-së por e gjykatave më të larta.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS