Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kapja e 3.4 mln eurove në dy Toyota Yaris i rikthye sërish në Parlament. Kreu i grupit të PS-së, Balla akuzoi Bashën se ka takuar vëllain e dy personave në kërkim. Nga ana e tij, tha se garantët janë të përgjuar nga shërbimet partnere në Selanik.
Balla: Asnjëherë nuk do ta harroj pa përmendur fjalën e zt.Topalli që thoshte ky të rren edhe kur e pyet sa është ora. Ti ke treguar se burrëri fjale nuk ke. Balili në 2009-2011 ka qenë kandidati yt, i PD. Në 2013-2015-2017, është anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ki burrërinë çohu këtu dhe thuaj të kundërtën ti rrenacak. Sa për lidhjen, ditën e martë të pres në Gjykatën e Krimeve të Rënda Lulzim. Ky personi në zyrën tënde është vëllai i dy personave në kërkim. Ky ka qenë me dhjetëra herë në çadrën e lirisë tënde. Madje marr përsipër të shpreh dyshimet se dy personat në kërkim kanë qenë sponsorizues të mirëmbajtjes së çadrës tënde.
Basha: Derrkuci i Toyota Yaris do të heq vëmendjen nga rendi i ditës. Derrkuci i Toytoa Yaris më akuzon mua se kam dalë me vëllain e personave që u dyshokan se janë parave të Toyot-s. Ju keni vëllain e trafikantit të dënuar ministër të Brendshëm. Hani darka dhe dreka me të. Merreni dhe arrestoni nëse është i dyshuar.
Derrkuci i Toytoa Yaris, garanti i parave të pista të drogës dhe nja dy të tjerë që nuk qenkan në sallë këtu, jeni të përgjuar nga shërbimet partnere. Nuk keni për t'i shpëtuar dot kësaj. Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazar me Bacën në Selanik. Ah sa keq! Shërbimet tona flenë gjumë. E keni kapur SHISH-n, po tjerat nuk i kapni dot. Jeni të përgjuar duke dhënë garanci. Ua kanë vënë kryqin. Nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Romë. Ua kanë vënë kryqin. Kryqin e madh do t'ua vënë shqiptarët shumë shpejt.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-derrkuci-i-toytoa-yaris-i-pergjuar-gjate-pazarit-me-bacen-ne-selanik