Ora News- Ligji për teatrin, Basha: Presion Presidentit që mos ta dekretojë

Ora News Lajme 2018-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar sot protestës së artistëve kundër ligjit për teatrin, i cili pritet të kalojë nesër në Parlament.

Basha tha se do të bëjnë të pamundurën që ky ligj nesër mos të kalojë, por edhe nëse kalon paralajmëroi se do t'i bëjnë presion Presidentit që mos ta dekretojë. Ai i bëri thirrje gjithashtu edhe trupit diplomatik që mos hështë përpara këtij atentati kushtetues, sic tha Basha.

Lulzim Basha: Ligjet antikushtetuese të kaluara në mungesë të Gjykatës Kushtetuese janë shpallje lufte, janë shpallje lufte një narkoqeveria ndaj popullit të vet dhe unë e di se populli do të dijë ti përgjigjet. Ju siguroj që edhe ne do të dimë ti përgjigjemi nesër brenda sallës. Ju inkurajoj të jeni atje masivisht edhe ju. Ju bëj thirrje gjithë demokratëve, qytetarëve edhe socialistëve të ndershëm që nuk kanë në sofrën e krimit ti bashkohen protestës nesër. Ne do të bëjmë gjithcka që ligji nesër mos të kalojë. Por ju e dini numrat i ka narko shteti, nuk i ka opozita. Ne pas kësaj do t'i bëjmë presion Presidentit mos ta dekretojë ligjin. Nëse përsëri mazhoranca nuk heq dorë dhe sjell ligjin në parlament ne prap do tju ftojmë në një betejë. Unë i bëj thirrje përsëri trupit diplomatik të mos mbyllë sytë përpara këtij atentati kushtetues dhe para këtij akti të thellë korruptiv. Dhe nëse të gjithë këto nuk mjaftojnë të jeni të sigurtë që dhe ne do të jemi këtu me trupat tanë për tu kundërvënë me të gjitha mjetet me cdo formë dhe cdo cmim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ligji-teatrin-basha-presion-presidentit-qe-mos-ta-dekretoje

Share This Video


Download

  
Report form