Report Tv - Ligji për Teatrin/ Basha paralajmëron Metën: Dekretimi, grusht shteti

Report TV 2018-07-27

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu.

Basha ka folur për bilancin e qeverisë në mandatin e ri dhe në atë që kaloi. Basha u ndal sërish tek çështja e Teatrit Kombëtar dhe tha se qeveria s?ka interes për Teatrin por për kulla. Basha tha se me shembjen e Teatrit Kombëtar po shkatërrohet trashëgimia kulturore dhe po vidhet prona publike. Kryedemokrati theksoi se artistët janë manipuluar nga qeveria, duke u bindur të firmosin peticionin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nuk ka interes për teatrin, ka interes vetëm për kulla. Më erdhi neveri për peticionin, sesi Edi Rama ka arritur të manipulojë artistët. Është një aferë prej 200 mln eurosh para publike. S?quhet më Tirana por Tirama, kjo është ëndrra e psikopatit taleban. Kemi të bëjmë me një mashtrues serial. Shpresa dhe besimi im është që kurajoja gazetareske do dalë mbi Edi Ramën. Kjo është çështja me të cilën do nisja bashkëbisedimin. S?ka projekt për Teatër, ka projekt për kulla. Të gjithë ata që se kuptojnë, janë mashtruar. Artistët janë manipuluar në kërkesën e tyre për një teatër dinjitoz.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Share This Video


Download

  
Report form