Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gjergjan të Elbasanit, ku dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre dy katëshe. Shqiptarja.com ka mësuar identitetet e tyre, që janë Shyquri (Vasil) Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe.
Trupat e tyre janë gjetur nga nipi i cili ka pikasur menjëherë zjarrin, duke hyrë në banesë por çifti kishte ndërruar jetë. Uniformat blu pas tërheqjes së trupave, i kanë dërguar ata në morg ku po kryhet ekspertimi i mëtejshëm.
Njoftimi i plotë:
Policia njofton se shkak për zjarrin dyshohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme nga 65-vjeçari.
Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: Sh. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja V. Liçi, 61 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V.Liçi ka hapur bombolën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.
Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.
Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.