Teatri ndan vëllezërit Shllaku, shkrimtari mbron godinën si tempull të shenjtë, aktori: Të shembet

Ora News Lajme 2018-07-04

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati për Teatrin Kombëtar ka ndarë në dysh jo vetëm politikën dhe artistët por edhe vëllezërit shkodranë Shllaku.

Bëhet fjalë për Primo dhe Bruno Shllakun, njëri shkrimtar dhe tjetri aktor, djemtë e regjisorit dhe Artistit të Popullit Lec Shllaku, dhe nipa të përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku.

Sot në të njëjtën kohë, njëri deklarohej në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për shembjen e teatrit kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, teksa tjetri para godinës së Teatrit mbështeste Aleancën për mbrojtjen e teatrit.

Absurdi shkon dhe më tej kur vëllai shkrimtar dhe jo aktor, pra Primo Shllaku rendiste arsyet se pse kjo trashëgimi kulturore duhet të mbrohet fort, duke e cilësuar si një tempull të shenjtë. Teksa vetë aktori Bruno Shllaku, mbështet nismën për shembjen e Teatrit.

Lexoni të dy qëndrimet e vëllezërve Shllaku për të kuptuar më shumë.



Primo Shllaku: Pjestarë të familjes time pa ndërprerje që në 1902 dhe deri në momentin që flas janë pjestarë të teatrove, marrin frymë në skenë.Teatri është tempull dhe tempujt janë të shenjtë, për mua ky vend është vend i shenjtë sepse është tempull.Padrejtësisht paskemni menduar sikur mbaroi koha kur shembeshin tempujt, sikur ajo histori mbaroi me '67, ka prapë tundime për të prishur tempujt. Tempujt janë jo vetëm institucione por edhe ngrehina.Kudo në Europën Perëndimore, qytetet kanë kisha të mëdha dhe teatro të mëdha.Skulptura tek njëra dhe skulptura tek tjetra, piktura dhe afreske tek njëra, afreske tek tjetra. Koncepti europian mbi teatrin është tempull.Të vimë pak tek politika. Kur politika e përdor të gjithë fuqinë e saj kjo është shenjë e madhe e dobësisë së saj, shenja më e madhe e dobësisë është kur politika lëshohet me gjithë peshën e saj dhe bie në rënie të lirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-ndan-vellezerit-shllaku-shkrimtari-mbron-godinen-si-tempull-te-shenjte-aktori-te-shembet

Share This Video


Download

  
Report form