Aktori Bujar Asqeriu në 'Rreze Dielli': Teatri vend i shenjtë, politikanët bëjnë llogaritë e tyre

Report TV 2018-05-31

Views 0

Zyrtarët tanë nuk kanë respekt, nuk duan të dinë ku është teatri.

Aktori Bujar Asqeriu në lidhje me Teatrin Kombëtar
Me tone të ashpra dhe tepër i indinjuar, në emisionin Rreze Dielli në Report TV, aktori ka mbrojtur mendimin e tij për ruajtjen e Teatrit Kombëtar duke e krahasuar atë edhe me teatro të tjerë nëpër botë që sipas tij janë institucione të shenjta.

Ne kemi shprehur hapur mendimin tonë në mbrojtje të vlerave dhe kujtesës historike, sepse vërtetë interpretojnë që është një teatër me beze, me pupulitra. Unë prandaj e përmenda edhe teatrin e e Shekspirit. Ishte vetëm me tre kate vetëm dërrasë, platea ishte beton, e hapur, shikoje qiellin. Teatri ishte i ngritur një metër e gjysëm nga toka . Shko hiqi një gozhdë, ose një bullon, apo një dërrasë atij teatri. Ne këtë histori kemi, respektoje këtë që kemi. Aty kanë parakaluar artistët më të mëdhenj shqiptarë si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka etj. Fryma e tyre , sepse teatri për mua është vend i shenjtë.

Aktori Bujar Asqeriu
Në fjalën e tij aktori tregoi punën e madhe të artistëve dhe emocionin që përçojnë tek publiku. Sipas tij edhe drejtuesit duhet të kenë dashuri për teatrin dhe artin , por në vendin tonë të gjithë nëjnë llogaritë e tyre dhe nuk duan t?ia dinë për teatrin.

Këta zyrtarët dhe këta udhëheqësit tanë që s?duan t?ia dinë, që s?vijnë kurrë në teatër, që s?kanë të bëjnë fare me teatrin. Prandaj ndodh kjo, se po të kesh drejtues të apasionuar pas artit , të kenë dashuri për teatrin, të kenë dashuri për artistin, sepse artisti të bën të qeshësh, artisti të bën të qash. Kush e bën këtë ? Po këta nuk kanë respekt, nuk duan të dinë ku është teatri. Këta bëjnë llogaritë e tyre. Po shpirtin, po frymën e atyre artistëve që kanë bërë karrierë një jetë të tërë aty? Kanë ikur të varfër, por me shpirtin plot dashuri e respekt nga publiku shqiptar. Kjo është e vërteta, dhe ne këtë të vërtetë kur e themi , ata shtrëngohen dhe shtrembërohen për ta pranuar. Ç?rëndësi ka. Ne jemi të lirë të shprehim mendimin tonë. Ne nuk kemi frikë ndaj askujt, prandaj kemi dalë në mbrojtje të teatrit , për të mbrojtur atë godinë, për të restauruar atë godinë.

Share This Video


Download

  
Report form