Shqetësimi se aeroporti i Rinasit ka tarifat më të larta në rajon, ka zbritur edhe në Parlament. Deputetë të të dy kaheve politike socialistë dhe demokratë, bëhen bashkë kur vjen çështja të biletat me çmime të kripura që paguajnë qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria në vende të tjera.
"Penalizohemi te pika e parë e kontaktit, pra ai zbret nga shtëpi, shkon te kompania e parë e udhëtimeve dhe shikon që çmimet janë të larta qëkur fluturon. Dhe kjo e bën që të kalojë tek oferta e dytë, e tretë", thotë deputeti i PS Ervin Bushati.
"Tarifat e larta të aeroportit janë arsyeja kryesore pse biletat e fluturimeve nga Rinasi janë shumë më të larta se ato në rajon", shprehet Agron Shehaj, deputet i PD.
Për deputetët, penalizimi i parë për tarifat aeroportuale disa herë më të larta se në aeroportet e vendeve fqinjë, vjen për sektorin e turizimit, çka sjell dëme të mëdha në rritjen ekonomike të vendit, e më pas varfëron e bën të pamundur lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.