Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili gjithashtu qëndron në Athinë, theksoi se kontesti mes të dyja vendeve për çështjen e detit mund të zgjidhet me ndërhyrjen e palëve të treta ose ndërhyrjen e Gjykatës Ndërkombëtare. Por ish ministrja e Jashtme Dora Bakojani e kundërshtoi këtë ide të Ramës. Sipas saj zgjidhja duhet të arrihet përmes negociatave dypalëshe.