Ndryshime në ligjin e avokatisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pika me e debatueshme e ligjit te ri te avokatisë ishte ndalimi për te gjithë gjyqtaret dhe prokuroret qe nuk kalojnë Vettingun te punojnë ne këtë profesion. Nga kreu i avokatisë tek deputetet socialiste, ideja u mbështet si një risi, por pas disa jave diskutimesh duket se palët ndryshuan qëndrim.



Ne fund mazhoranca mbështeti idenë qe avokatia është profesion i lire dhe gjithkush mund te punoje, pavarësisht rezultateve te Vettingut. I vetmi ndalim ne ligjin e avokatisë është për ata qe kane një dënim penal te formës se prere. Socialistet pritet ta miratojnë këtë ligj te enjten pasi kërkon vetëm 71 vota, por mazhoranca nuk mund te veproje njësoj me ligjin për statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve.



Ndryshimet qe lejojnë shkollën e magjistraturës te çelë vitin e ri akademik kërkojnë 84 vota por LSI është pozicionuar kundër.



Aktualisht mazhoranca numëron 79 mandate e ne rast se nuk siguron konsensusin e një pjese te opozitës, këtë vit nuk mund te caktohen ne pune magjistratët e diplomuar dhe as nuk mund te pranohen studentet e rinj.

Share This Video


Download

  
Report form