Mustafa: Shumë shpejt priten ndryshime në qeveri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës ka lënë te zbrazet postin e zëvendëskryeministrit ne kabinetin qeveritar dhe pa drejtues nje tjeter ministri te rëndësishme, ate te Jashtme. Ndërsa ditet e fundit ne media jane lakuar disa emra per mbajtjen e ketyre posteve, kryeministri Isa Mustafa ka bere komentin e pare per kete çështje, duke paralajmëruar edhe ndryshime ne qeveri.Formatimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka filluar, por do të ndodhë në ditët në vijim.Shefi i qeverise e beri kete koment, pasi vendosi kurora me lule ne memorialin ?Heroinat?, me bashkëshorten dhe gra aktiviste të LDK-së ne kete 8 mars. Mustafa preferoi te mos jepte detaje, por disa media ne Kosove raportojnë se dy partite e medha partnere te koalicionit LDK dhe PDK kane rene dakord per riformatimin e qeverise. Levizje pritet te kete ne Ministrinë e Brendshme, te Drejtësisë, Arsimit dhe te Kulturës.

Share This Video


Download

  
Report form