Tjetër ngërç në procesin e Reformës në Drejtësi. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka thënë sot në Komisionin e Ligjeve, se në Komisionin e Monitorimit ka 5 vende vakante.
Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se në këtë Komision kanë aplikuar vetëm Sajmir Visha dhe Artan Spahiu.
Në këto rrethana, Komisioni i Ligjeve ka rihapur thirrjet për të plotësuar vendet vakante. Në komision ka patur debate për Ligjin e Avokatisë. Shkak është bërë një propozim për të lejuar çdo gjyqtar dhe prokuror të ?djegur? nga Vettingu, në fushën e avokatisë.
Socialisti Fino ka thënë se kjo është e papranueshme, pasi Kuvendi s?mund të bëhet strehë e atyre që djeg Vettingu.
Debatet e plota:
Fino: S?mund ta pranoj këtë
Shahmeti: T?i pushkatojmë?
Fino: Si mund të bëheni strehë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i djeg Vettingu.
Haxhia: Ke të drejtë morale, por bie ndesh me të drejtën për të ushtruar profesionin.
Shameti: Lëri tani ato komente
Manja: Ju lutem, të mbarojë zoti Fino.
Fino: Jo ti pushkatojmë, por të bëjnë një tjetër profesion.
Sa vetë kemi që nuk ushtrojnë të drejtën për profesionin, jurist, mjekë inxhinierë. S?kanë të drejtë të fshihen pas avokatisë.
Maks Haxhia: Nga pikëpamja morale keni të drejtë. Duke qenë profesion i lirë, ka disa barrier funksionimi. Është apo s?është i dënuar, se vlerësoj unë. Se po u largua nga Komisionet e Vetingut për imoralitet, se ndalojmë dot. Nuk mund të marrë avokatia rolin e gjykatësit. Të shkojë në Gjykatë.