Tjetër ngërç në procesin e Reformës në Drejtësi. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka thënë sot në Komisionin e Ligjeve, se në Komisionin e Monitorimit ka 5 vende vakante.
Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se në këtë Komision kanë aplikuar vetëm Sajmir Visha dhe Artan Spahiu.
Në këto rrethana, Komisioni i Ligjeve ka rihapur thirrjet për të plotësuar vendet vakante. Në komision ka patur debate për Ligjin e Avokatisë. Shkak është bërë një propozim për të lejuar çdo gjyqtar dhe prokuror të ?djegur? nga Vettingu, në fushën e avokatisë.
Socialisti Fino ka thënë se kjo është e papranueshme, pasi Kuvendi s?mund të bëhet strehë e atyre që djeg Vettingu.
Debatet e plota:
Fino: S?mund ta pranoj këtë
Shahmeti: T?i pushkatojmë?
Fino: Si mund të bëheni strehë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i djeg Vettingu.
Haxhia: Ke të drejtë morale, por bie ndesh me të drejtën për të ushtruar profesionin
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi projektligjin për profesionin e avokatit. Projektligji është votuar vetëm nga mazhoranca, pasi deputetët e Partisë Demokratike, kanë munguar në Komision.
Mazhoranca rreth 2 muaj më parë, po në Komisionin e Ligjeve, përmes kryetarit Ulsi Manja, pas debateve me deputetin Bashkim Fino, tha se ata të larguarit nga sistemi i drejtësisë, s?mund të hyjnë nga dritarja, ndërsa sot ky projekligj është mbështetur në Komision.