Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktivistit Gjergj Bojaxhi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" nga Vunoi në Vlorë, tha se investimet në turizëm duhen bërë me standarde pa dhunuar natyrën.
Bojaxhi: Fatkeqësisht ajo që po shikoj, dhe që kërcënon edhe bukuritë që na ka falur natyra. Ne po përpiqemi të bëjmë ndërtime, e para po dhunojnë natyrën. Për të bërë një turizëm elitar nuk mjafton ndërtimi i disa vilave. Ka një zinxhir që të çon tek qëllimi final. Po të shkosh në Kroaci, skarpatat janë bërë me gurë. Gurë ka këtu. Duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë. Duhet të përfshihet edhe komuniteti në zhvillim. Nuk mund t'ia imponosh nga sipër. Ne duhet të ndalojmë zhvillimin që kemi nisur dhe të ketë një standard. Ne jemi mësuar të bëjmë plane kur infrastruktura nuk përfundon. Pas 10 vjetësh prishet plani i vjetër. Privati ecën me 100 km në orë, publiku ecën me 5 km në orë, prapë krijohet distanca.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turizmi-bojaxhi-privati-ecen-me-100-km-ne-ore-publiku-ecen-me-5-km-ne-ore