Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në aksin rrugor Maminas - Gjiri i Lalëzit, nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në këtë segment, kryesisht gjatë sezonit veror, nga ana e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me Entin Kombëtar Rrugor, firmën kontraktuese për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor dhe Bashkinë Durrës, më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore janë marrë masat e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjen me sinjalistikën e duhur.
Konkretisht, në afërsi të vendit të quajtur "Akullorja" në Armath ditën e sotme janë vendosur kone provizore plastike, të cilat janë fiksuar në asfalto betonin e rrugës.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që në fundjavë, ditën e shtunë dhe të diel, nga ora 15:30-22:00, në vendin e quajtur " Akullorja" të mos ketë ndalim të mjeteve në karrexhatë dhe parakalime të mjeteve në këtë vend, si edhe heqja apo dëmtimi i sinjalistikës rrugore do të ndëshkohet sipas Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mos-parakaloni-tek-akullorja-ne-maminas-gjiri-i-lalezit