Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në emisionin "Ju flet Moska", Kastrit Myftaraj ka analizuar takimin e Donald Trump dhe Kim Jong-un.
Kastriot Myftaraj: Ngjarja më e madhe e ditëve të fundit në rrafsh ndërkombëtar ishte takimi i Presidentit amerikan Trump me liderin superm Kim Jong un. Është një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen edhe në Shqipëri.
Por sa lidhje ka Shqipëria me këtë ngjarje?!
Në pamje të parë duket sikur nuk ka asnjë lidhje, por takimin Trump - Kim e kanë krahasuar me takimin e 1972 mes presidentit të atëhershëm Ricard Nikson dhe kryetarit të Kinës Mao Ce Dun.
Takimi Mau-Nikosn solli një përmbysje të madhe gjeopolitike, solli orientimin e Kinës në Perëndim, solli atë që quhet diplomacia e trekëndëshit sic e quan Kisinger dhe në atë kohë kur do të ndodhte ky takim dukej si një ngjarje e pabesueshme. Kina ishte armike e SHBA, dhe në luftën e Koresë kishin luftuar drejtpërdrejt kundër njëra tjetrës.
Në atë kohë pati një kureshtje të madhe për qëndrimin e Shqipërisë. Gjithë bota, perëndimi ishin mësuar që qëndrimet që mbante Kina në arenën ndërkombëtare i deklaronte paraprakisht Shqipëria. Pra Enver Hoxha shërbente si një zëdhënës jo zyrtar i Mao Ce Dunit. Me këtë hëngri bukë Enver Hoxha dhe Shqipëria një 15 vjet.
Në kohën e takimit Nikson-Mau, Shqipëria heshti. Madje sic ka thënë më vonë Enver Hoxha në librin "Shënime për Kinën", kinezët tha se e vunë në dijeni Shqipërinë. Madje kur e kanë pyetur Maun për qëndrimin e Shqipërisë, la të kuptohej se nuk kishte rëndësi qëndrimi i motrës së vogël, sepse cdo gjë bëhej për interësa të Kinës.
Tani, mospërfshirja, qëndrimi i ftohtë i Shqipërisë në takimin Mau-Nikosn u la të kuptontë vëzhguesve ndërkombëtare se Kina vërtet kishte dalë nga kursi ideologjik dhe kishte hyrë në kursin e interesave gjeopolitike, ashtu sic shpresonin edhe amerikanët të silleshin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-shqiperia-ne-takimin-trump-kim-jong-un