Gazetarët Isli Isalami dhe Romina Ruda ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan. Islami tha se nuk ka marrëdhënie shumë të mira me gatimin dhe se nuk gatuan shpesh për shkak të angazhimeve. Ndërkohë sot kishte zgjedhur të përgatisë makarona me djath gorgonzola dhe arra.
Ndërsa Ruda tregoi se ka marrëdhënie shumë të mira me gatimin dhe se shpesh eksperimenton në kuzhinë dhe për të sfiduar kolegun Islami kishte zgjedhur të përgatisë pasta me domate dhe borzilok. Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja Shehu provuan pajtat dhe si më e mirë u shpall ajo e gazetarit Isli Islami.