Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Numri 2 i LSI luan Rama kërkon uljen e tensioneve politike. Duke iu referuar nismës për ndryshimin e ligjit të emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për Ora News ai shprehet se më parë duhet që PS të pranojë emërimin e prokurorit të përgjithshëm me 84 vota. Sipas tij shumë çështje kërkojnë dhe mbështetjen e opozitës në Parlament, ndaj dialogu është i domosdoshëm.
Luan Rama: Vetë reformat e mëdha kanë nevojë për një konsensus të gjerë politik. Ne jemi të gatshëm, hajde të kthehemi të korrigjojmë gabimin e berë me emërimin në kundërshtim me kushtetutën të prokurores së përgjithshme në detyre dhe mbi këtë bazë të punojmë dhe ndërtojmë tërë sistemin duke korrigjuar shumë difekte dhe mangësi për të bërë të mundur që ai të jetë funksional.
Madje ai ka shprehur rezerva edhe ndaj disa emrave në trupat gjyqësore të procesit të vlerësimit. Për numrin 2 të LSI disa prejt tyre janë në kundërshtim me ligjin.
Luan Rama: Ka emra në kundërshti të hapura me ligjin, ka emra që nuk plotësojnë kriteret e ligjit, të cilët sot të pavetuar vetë bëjnë vettingun e të tjerëve në mënyrë selektive dhe kompromentuese për tërë procesin e reformës në drejtësi.
Edhe pse jemi pak ditë para vendimit të Këshillit Europian, Luan Rama shprehet pesimist për shqiptarët pas sipas tij klasa politike po i privon ata nga kjo e drejtë.
Luan Rama: Klasa politike dhe në mënyrë të veçantë politika qeverisëse nuk e meriton çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë.
Qëndrimin e qeverisë mbi çështjn e refugjatëve, Luan Rama e shikon si jo transparente. Por kjo çështje sipas Ramës duhet të diskutohet edhe me institucionet e tjera pasi është një çështje që prek sigurinë kombëtare.
Luan Rama: Kjo është një çështje që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi në institucionet e shtetit në vendimarrje në përputhje me ligjet e vendit, sepse jemi përballë faktit që jo vetëm cënojmë kushtetutën e vendit, por shkelim edhe strategjinë e sigurisë kombëtare.
LSI është bashkë me PD në aksionin opozitar kundër qeverisë edhe pse në disa çështje kanë këndvështrime të ndryshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-i-vendos-kushte-ps-te-pranoje-emerimin-e-kryeprokurorit-me-84-vota