Kryesia e PD-së, Basha vendos pesë kushte për mazhorancën

Report TV 2015-09-07

Views 0

Partia Demokratike mblodhi të shtunën në mbrëmje Kryesinë e saj për të miratuar piketat e aksionit opozitar. Pas rreth dy orë 30 minuta diskutime, kreu i PD-së Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediet ku bëri të ditur vendimet e marra.

Basha tha se, opozita do të ketë 5 objektiva për të arritur në aksionin e saj. Kërkesa e parë drejtuar mazhorancës ishte miratimi i ligjit për dekriminalizimit brenda muajit shtator.

?Pas një diskutimi të gjatë Kryesia e PD-së miratoi qëndrimet të cilat opozita, PD, do të ndjekë duke nisur nga dita e nesërme... Aprovim brenda shtatorit të ligjit për dekriminalizmin dhe largim të menjëhershëm të kriminelëve nga Kuvendi dhe personave me rekorde kriminale, nga pushteti vendor dhe administrata. PD është e vendosur t?i shkojë deri në fund të kësaj beteje. Kemi mbështeten e plotë të ndërkombëtarëve në finalizimin e kësaj beteje?, u shpreh lideri opozitar.

Kërkesa e dytë ishte dorëheqja e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke akuzuar se Kryetari i Kuvendit u ka përfshirë në aferën korruptive qindra milionë euro të CEZ-it, ndërsa ministri është akuzuar me zë dhe figurë nga një ish-zyrtar i Policisë së Shtetit si mbrojtës i bandave në Vlorë.

?Duke konfirmuar kërkesën tonë për dorëheqjen e Ilir Metës dhe hetimin e tij për aferën korruptive më të madhe në vend. Largimin e menjëhershëm të Saimir Tahiri dhe marrjen e tij të pandehur bazuar në provat dhe akuzat si koka e bandave të drogës në jug?, u shpreh Basha duke kërkuar edhe ekspertizë ndërkombëtare për hetimin e dy zyrtarëve të lartë.

Tri kërkesat e tjera ishin reformë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, miratimin e një pakete emergjence për gjendjen ekonomike të vendit dhe e fundit zgjidhja e çështjes së eksodit.

?Rikthimin e besimit të shqiptarëve tek zgjedhje e lira dhe të ndershme. Paketë emergjence për gjendje ekonomike në vend dhe për çështjen e eksodit?, nënvizoi kreu i PD-së.

Duke shtuar se, ?PD nuk do të behët pjesë e asnjë kulise apo konjuture? për ?pazare të ndyra të politikës?, Basha theksoi se PD është e ?vendosur me të gjitha format dhe mënyrat që janë që ka në dispozicion një opozitë? për t?i realizuar këto pesë objektiva duke përmendur dhe mbajtjen e protestave.

?Në funksion të pesë objektivave të nis një tur bashkëbisedimi me qytetarët. Do të përdorë të gjitha strategjitë ku mbështetet një opozitë demokratike. Edhe protestat si instrumenti më i fuqishëm dhe sovran?, tha Basha.

Në deklaratën e dhënë në përfundim të Kryesisë së PD-së, Basha foli edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç ku tha se, ?gjendja në vend është e rëndë?.
?Përfaqësuesi i popullit goditi me armë zjarri popullin. Ky është fryt i pushteti është dëshmi e qartë e fryteve që korr veshja me pushtet e kriminelëve. Edhe më rëndë është përpjekja që nisi për të mbajtur të fshehtë ngjarjen dhe kërcënimi medies për të mos e publikuar atë. Ka rinisur përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar të dhënat kriminale?, akuzoi li...

Share This Video


Download

  
Report form