3.4 milionë euro në “Toyota” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shtetit reagoi zyrtarisht pas sekuestrimit të rreth 3.4 milionë eurove në automjetet ?Toyota Yaris? në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit të shpërndarë për media policia saktëson se ka marrë informacione nga burime vendase lidhur me ngarkesën e automjeteve dhe sasinë e padeklaruar të eurove që u gjet në dy prej tyre.



Për rastin si porositës u shpallën në kërkim Elvis dhe Alfred Vladi që të dy nga Dibra por me banim në Tiranë. Policia nuk jep të dhëna të tjera për të shpallurit në kërkim por mësohet se ka ushtruar kontroll në banesat e tyre në rrugën Pandi dardha në Laprakë dhe në zonën e bregut të lumit.



Nga ana tjetër në pranga ranë dhe 4 persona. Ata janë Agim Çeka, Edi dhe Klevi Lika si dhe Alban Mollaymeri, që të katërt banues në Tiranë. Në shtëpinë e 61-vjeçarit Agim Ceka policia gjeti 1 armë kallashnikov radio policie dhe 7 telefona celularë.



Më tej, policia zbuloi edhe ecurinë e operacionit. Në 20 qershor u mor informacioni i parë nga burime të brendshme për trafikun e parave. Një ditë më vonë, më 21 Qershor në mesditë, në sallën e Kuvendit Basha bëri publik faktin lidhur me një automjet tip ?Toyota Yaris? me 1.5 milion euro të zbuluar në Gjermani.



Po atë ditë, pak orë më vonë, një agjenci ligj zbatuese shqiptare e cila mësohet se ka qenë shërbimi informativ njoftoi Policinë e Shtetit lidhur me një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ?Toyota?, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.



Ngarkesa mbërriti 3 ditë më vonë në datën 24 Qershor në Portin e Durrësit. Trajleri nga Belgjika u transportua me traget nga Bari dhe kishte 9 automjete .



Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në trajlerin tip ?Bizark? të drejtuar nga Agim Çeku dhe me pronar Klevi Lika, në 2 automjete tip Toyota u gjet shuma e konsiderueshme eurove dhe frangave zvicerane, të padeklaruara.



Në njërin prej tyre policia gjeti saktësisht 3 milionë e 366 mijë e 800 euro si dhe 100 euro false ndërsa në makinën tjetër 80 mijë franga zvicerane.



Dyshohet se paratë i përkasin grupeve kriminale e për këtë arsye u tentua të futeshin në rrugë informale në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form