“10 zyrtarë fshehën 40 milionë euro” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave sjell fakte tronditëse të fshehjes së pasurive nga zyrtarë të lartë. Shkelqim Ganaj, tha para Komisionit të Ligjeve se ka kallëzuar në Prokurori 84 zyrtarë për fshehje të pasurisë, deklarime të rreme dhe falsifikim të dokumentacionit, 10 prej të cilëve me 40 milionë euro pasuri të pajustifikuara. Në raportin e përvitshëm, Ganaj tha se ka munguar bashkëpunimi me organin e hetimit. Ndaj kësaj situate, ligjvënësit socialistë reaguan duke kërkuar ndërhyrje për të gjithë ata krerë institucionesh që nuk reagojnë. Kreu i Inspektoratit i pyetur nga mediat, nuk preferoi të tregonte se cilët janë këta zyrtarë. Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme, të pyetur nga Vizion Plus bënë me dije se ka nisur marrja në shqyrtim e kërkesave të ILDKPKI-së dhe po zhvillohen hetime për të gjithë personat e kallëzuar nga ky institucion. Ndërkohë që pritet përfundimi i hetimeve për marrjen e masave sipas ligjeve në fuqi.

Share This Video


Download

  
Report form