“Brukseli të mbështesë Shqipërinë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Brukseli duhet t?i mbështesë reformat e Shqipërisë, dhe jo t?i hedhë poshtë ato?. Kështu e nis shkrimin e tij drejtori i qendrës për bashkëpunim ligjor në Hagë, Willem Van Nieuwkerk, botuar nga prestigjiozja ?Financial Times?. Ai thekson se blloku është i përfshirë mes debateve politike për Brexit, emigracionin dhe luftën kundër terrorizmit, dhe mezi e ka vënë re axhendën reformuese që po ndiqet në Republikën e Shqipërisë, e cila në thelb po tregon se rrënjosja dhe rritja e besimit tek sundimi i ligjit, është e mundur ne nje vend qe dikur ishte diktature.
?Fatkeqësisht, megjithë rolin e disa eksperteve holandeze, përfshirë dhe atyre të organizatës time ne zhvillimin e këtyre reformave, parlamenti bëri një lëvizje pas, të cilës me sa kuptoj unë, qëndrojnë presionet e politike holandeze. Nuk mundem përveçse të ndiej keqardhje për implikimet ndërkombëtare dhe pasojat e mundshme mbi vetë Shqipërinë?
Drejtori i qendrës per bashkëpunim ligjor ne Hage nënvizon se në samitin e fundit të BE-së në Sofje, reformat e Tiranës zyrtare u përshkruan si ?të guximshme?, duke nënkuptuar se modeli i Shqipërisë do të funksionojë e do të jetë i suksesshëm. Por një vote kundër e Holandës në mbledhjen e Këshillit në 28-29 Qershor mund ta ngadalësojë ose ta ndalë këtë proces te nisur.

Share This Video


Download

  
Report form