Ekskluzive/Durrës, bllokohen në port rreth 4 mln euro në 2 ‘Toyota Yaris’ të ngarkuara në kamion

Report TV 2018-06-24

Views 1

Bllokohen 4 deri në 5 milionë euro në portin e Durrësit nga një superoperacion i policisë. Paratë ishin të shpërndara në pjesë të ndryshme në dy makina ?Toyota Yaris?. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total Bllokohen 4 deri në 5 milionë euro në portin e Durrësit nga një superoperacion i policisë. Paratë ishin të shpërndara në pjesë të ndryshme në dy makina ?Toyota Yaris?. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Yaris, një OPEL dhe një ALFA ROMEO). Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Ankona.Por kjo histori po shoqërohet edhe nga një skandal politik, pasi tre ditë më parë, operacioni i Interpol që duhet të rrinte tepër sekret deri në mbërritje e makinës në Shqipëri dhe ti dorëzohej porositësit, u dekonspirua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, që ka përdorur informacione tepër konfidenciale duke lajmëruar në sallën e Kuvendit operacionin dhe bllokimin e mjetit që akoma nuk kishte ndodhur. Informacioni i parë fliste për 1.5 mln euro sikur tha Basha ditën e enjte në Kuvend në një makinë ?Toyota Yaris?, por rezultoi se eurot ishin në dy makina.

Pikerisht dy makinat Toyota Yaris ku u gjetën eurot ishin nisur por vetem mbrëmë nga Ankona për në portin e Durrësit. Forca të shumta policie të ardhura nga Tirana ishin në gatishmëri për të identifikuar mjetin. Por gjatë kontrollit të makinave rezultoi se shuma ishte e ndarë në dy makina, në një vend të posaçëm te dyert e para të makinave, dhe nuk ishin 1.5 milion si e dinte Basha por me shume. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.

Policia ka arritur të arrestojë 4 persona deri tani, mes tyre shoferin e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.9 makina 7 Toyota Yaris, një OPEL dhe një ALFA ROMEO). Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Ankona.Por kjo histori po shoqërohet edhe nga një skandal politik, pasi tre ditë më parë, operacioni i Interpol që duhet të rrinte tepër sekret deri në mbërritje e makinës në Shqipëri dhe ti dorëzohej porositësit, u dekonspirua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, që ka përdorur informacione tepër konfidenciale duke lajmëruar në sallën e Kuvendit operacionin dhe bllokimin e mjetit që akoma nuk kishte ndodhur. Informacioni i parë fliste për 1.5 mln euro sikur tha Basha ditën e enjte në Kuvend në një makinë ?Toyota Yaris?, por rezultoi se eurot ishin në dy makina.

Share This Video


Download

  
Report form