Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur sekuestron për 9 apartamente, të regjistruara në bulevarin kryesor të Durrësit, emër të 22-vjeçarit Arlind Kalaja, pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme se janë krijuar në bazë të burimeve të paligjshme dhe kriminale të babait të tij, Fatmir Kalaja.
Fillimisht, hetimit ndaj shtetasve Kalaja ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, në muajin Prill 2016, në bazë të informacioneve se këta shtetas kanë qarkulluar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare.