Moti me shi ka kapluar pjesën më të madhe të vendit, por në shkodër shirat kanë qenë më të pakta. Atje sotë është festuar dita e liqenit, ku për shkodranët do të thot shetitje në breg të tij, piknik dhe shihim i rrezeve të diellit. Liqeni i Shkodrës shumë shpejt do të marrë një pamje krejtësisht të re dhe kjo do ta bëjë edhe më atraktiv.
Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi foli per projektin e BE per rivitalizimin e liqenit. Sipas Ademit jane 12 mlm euro qe do te financohen për këtë resurs turistik.
Qeveria Shqiptare ka vendosur të veprojë me këtë zonë, ashtu si me lungomaren në Vlorë, për ta transformuar plotësisht nga realiteti që ofron sot një prej zonave më të bukura të Shkodres turistike. Qendra do të ketë një imazh ndryshe ku nuk do të mungojnë edhe elementet artistik që lidhen me peshkimin, traditë e zonës, apo sheshet e qendrimit. Për zbatimin e këtij projekti do të ndërhyhet nga inspektoriati ndërtimor, ku janë parashikuar të prishen 13 objekte.