Report TV - Bypassi i Shkodrës,banorët:Mos të bëhet, bllokohet pamja e liqenit

Report TV 2018-05-08

Views 3

Ndërtimi i bypasi të Skodrës ka hasur në kundërshtime të qytetarëve shkodran, për pasojë edhe të kryetares së bashkisë së këtij qyteti Voltana Ademi. Sipas shkodranëve projekti i paraqitur bllokon pamjen e liqenit dhe bllokon pedonalen. Pas konsultimesh të shumta është rënë dakord që mos të bllokohet pedonalja.

Një projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar kishte në planë ndërtimin e një bypassi në krah të liqenit, por projekti është kundërshtuar nga qytetarët shkodran, pasi ndërtimi i kësaj vepre bllokonte pamjen e liqen. Sipas përfaqësuesit të firmës që po kyen punimet projekti i bypassit nuk do të bllokojë pamjen e liqenit.

?Ne jemi me ju, ju e keni parë se si atje është bërë një mal me zhavorr që bllokon pamjen e bukur të liqenit, aty është magazinim zhavori ne e kemi ulur kuatën ?, tha Viktor Delia, (Administrator në firmë ndërtuese).
Gjatë seancës dëgjimore me publikun ne bashkinë e Shkodrës me drejtorin e autoritetit rrugor Shqiptar, kryebashkiakja Voltana Ademi ka shprehur mosdakordësinë mbi bllokimin e pedonales së molos.

?Ne duam ta shikojmë liqenin, ne duhet ta projektojmë atë molin, për akses dhe lundrim në liqen. Ne duam ta përdorim liqenin për shëtitje, ne duam ta jetojmë qytetin, ne nuk e duam baypassin që të kaloj nga liqeni. Ne duam që bypassi ti largohet hyrjes së Shkodrës. ? tha Voltana Ademi.

Nga ana tjetër drejtori i ARRSH- se Afrim Qëndro bëri të ditur se për projekti I ndertimit të Bypassit ka marrë miratimin e bashkisë Shkodër ndërsa është në zbatim dhe nuk mund të bllokohet.

Qendro ka bere publike gjithashtu edhe shkresën e ish- kryebashkiakut Lorenc Luka per dakortesin e këtij projekti.

Share This Video


Download

  
Report form