Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Çështja e të drejtës së pronës është e drejtë thelemore e të drejtave të njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohet. Kjo është arsyeja që në vlerësimet tona për Shqipërinë kjo është reflektuar shumë mirë."
Kjo është deklarata e ambasadores së delegacionit të Bashkimit Europian në eventin publik mbi të drejtën e pronësisë dhe problemet e kësaj çështjeje në Shqipëri organizuar nga Bashkimi Europian
Që në fillim të fjalës së saj Romana Vlahutin nënvizoi: "Ju do të vini re se unë nuk përdor, dhe nuk do të përdor, termin ish-pronarë, sepse nuk ekziston diçka e tillë. Ju jeni ish-pronarë pasi ju të shisni apo të merrni kompensim për pronën tuaj. Deri në momentin kur asnjëra prej tyre nuk ndodh ju jeni pronarë."
Diplomatja e Bashkimit Europian shprehu shqetësim lidhur me situatën aktuale: "E kuptoj se ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, gurë si tokë bujqësore, madje arritën të legalizonin detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde."
Prioriteti
"Ju kujtoj se në raportin e fundit të KE-së për Shqipërinë, për kapitullin e 23, që ka të bëjë me kapitullin e drejtësisë, dhe të drejtave themelore , Shqipëria duhet ti kushtojë rëndësi me prioritet kthimin, kompensimin dhe regjistrimin e pronës."
Ligjet qe shkaterruan te drejten e prones
Çeshtja e pronës dhe kalimi i saj tek i zoti është një çështje mjaft komplekse e cila u bë dhe më komplekse me ligje si ai i 7501 dhe ai i legalizimit i cili më shumë i dha të drejta zabtuesit dhe abuzuesit të pronave se vetë pronarëve të vërtetë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlahutin-absurde-u-legalizua-dhe-deti-be-nuk-negocion-te-drejten-e-prones