#tvora #rtvoranews
Gjykata Evropiane për të Drejtata e Njeriut shpalli si të papranueshme çëshjten Beshiri kundër Shqipërisë dhe 11 çështje të tjera të ngjashme që lidhen me pronën duke pranuar skemën e konpensimit të ish pronarëve në Shqipëri si një mjet ligjor dhe efikas.
Në një intervistë për Ora News, përfaqësuesi i Shoqatës Pronësi me Drejtësi Myshyt Vorpsi, tha në lidhje me këtë çështje se ka mbetur i shokuar nga ky vendim. Kjo sipas tij sepse Gjykata e Strasburgut e kishte konsoliduar vendimarrjen e saj sa i takon kompensimin të pronarëve shqiptarë.
Myshyt Vorpsi: ''Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut më lë të surprizuar dhe të shokuar sepse pritshmëritë ishin të tjera. Pritshmëritë ishin të tjera për një arsye të thjeshtë fare. Sepse tashmë Gjykata e Strasburgut e kishte konsoliduar vendimarrjen e saj sa i takon kompensimin të pronarëve shqiptarë. Kanë qenë një sërë vendimarrjesh ndër vite, po veçanërisht kanë qenë të rëndësishme grup çëshjtet çame. Por në Shqipëri datojnë në vitet 2015 dhe 2016, edhe pasi ligji kishte hyrë në fuqi, dhe në ato vendimarrje i tha qeverisë shqiptare që duhet t'i kompendosh pronarët shqiptarë për pronën e tyre. Qeveria shqiptare kishte thënë që t'i kompensojmë por problemi është se toka e tyre është toka bujqësore. Gjykata e Strasburgut mbajti një qëndrim, ku tha se vlera me të cilën do të kompenmsohen pronarët do të ishte me vlerën aktuale të pronës së tyre dhe ishte një vendimarrje të konsoliduar.''
Sipas Vorpsit, kompensimi normal sipas ligjit nuk ka filluar dhe nuk pritet të fillojë për disa arsye.
Myshyt Vorpsi: ''Në këtë vendimarrje, grupi i gjykatësve e kishin të pamundur të lëviznin vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Pra nuk mund të pranonin që kompensimi i pronarëve do bëhej sipas zyrës kadastrale pra si tokë bujqësore. Kanë qenë rreth 26 mijë vendime për kompensim që datojnë nga viti 1993 deri në vitin 2015, vendime të marra për kompensimin e pronarëve shqiptar nga Agjensia e Trajtimit të Pronës. Ky institucion tashmë ka pushuar së ekzistuari dhe shërben si një institucion që do shpërndajë ato para për ato pronarë që do pranojnë kompensime të përshpejtuara. Kompensimi normal sipas ligjit nuk ka filluar dhe nuk pritet të fillojë akoma sepse të tillë formë e ka përgatitur ligjvënësi shqiptar nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave. Janë dy vendime, 222 dhe 223 të vitit 2016 dhe më vonë në 2017 u ndryshuan, u bënë disa modifikime me vendimet 666 dhe 665 të Këshillit të Ministrave që merren me proçedurë. Sipas kësaj vendimarrje duhet të dilte fatura financiare e këtyre 26 mijë vendimeve dhe duhet të dilte edhe vlera financiare e atyre 7 mijë dosjeve të patrajtuara. Pra kemi dy grupe, një palë dosje që kanë pasur një vendim kur pronarit i është thënë që do kompenohesh dhe i është kthyer një pjesë. Ka pasur edhe një grup dosjesh, rreth 10 mijë dosje të partajtuara dhe të depozituara që nga viti 2018.''
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vorpsi-kompensimi-normal-i-prones-...