Report Tv - Negociatat me Greqinë, Athina do të kërkojë ndjesë për çamët?

Report TV 2018-06-22

Views 1

Megjithëse marrëveshja që po negociojnë Shqipëria dhe Greqia nuk ofron ende një zgjidhje për çështjen çame, diçka po lëviz.

Një burim nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme i tha Report TV se pala shqiptare i ka kërkuar Athinës zyrtare që në tekstin final t?i shtohet një fjali, ku pala greke në një farë mënyre do të shpreh keqardhjen për ngjarje jo të këndshme që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kanë nxitur urrejtje dhe shpërngulje të popullsisë nga trojet e tyre në zonën e Epirit.

I njëjti burim saktësoi se kjo kërkesë e palës shqiptare është pranuar nga ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias. Mësohet po ashtu se dakordësinë për këtë pikë Kotzias ia ka transmetuar homologut Bushati.

Në tekstin përfundimtar të marrëveshjes edhe nëse do të shmanget referimi për çështjen çame, do të ketë shprehje të keqardhjes për ngjarje të së kaluarës, të cilat kanë nxitur urrejtjen mes komuniteteve dhe pakicave që jetonin në Greqi, duke i detyruar të shpërngulen prej trojeve të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form