Ora News - Shqiptarët lënë Romën, Parisin, Barcelonën për Tajlandën dhe Balin

Ora News Lajme 2018-06-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga vitet e tjera ku Italia, Greqia dhe Spanja ishin destinacionet e preferuara të shqiptarëve për pushime, operatorët rustik thonë se kërkesa tani janë për vendet më të lagërta si Tailanda apo dhe në Baku. Ndërsa Shoqata e Turizimit thotë se Shqipëria tashmë ofron turizëm të qëndrushëm, bregdetar, malor dhe kulturor.

Roma, Parisi, Barcelona, Antalia nuk janë më destinacionet e vetme dhe të preferuara të shqiptarëve.

Operatorët turistikë dhe Shoqata e Turizmit tregojne se vihet re një trend i ri për vendet e largëta edhe pse janë më të shtrenjta.

Enver Mehmeti: Nuk ka më hartë vetëm Turqie, ka pushues individualë, ka grupe familjare, ka grupe shoqërore të cilët kanë kaluar kufijtë në ishujt me interesantë të botës, tani emrat e Tajlandës, Balit, janë bërë të zakonshme.

Saimir Tresa: Destinacionet e tjera të largëta duke filluar nga oqeani Indian, Karaibet dhe me pjesën tjetër të Mesdheut, ishujt Formedera, Ibiza dhe Palma de Majorka.

Por dhe çmimet e paketave turistike kanë ndryshuar dhe sipas Saimir Tresës, administrator i një agjencie turistike në Tiranë, rritja shkon në 15-20%.

Saimir Tresa: Ky vit ka pasur një rritje, vazhdon të dominojë Turqia dhe Greqia gjithashtu.

Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA), Enver Mehmeti, thotë se Shqipëria ofron gjithashtu potenciale të mira turistike, ndërthurur me ato bregdetare, malore dhe kulturore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiptaret-lene-romen-parisin-barcelonen-tajlanden-dhe-balin

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS