Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërtimi i një të ardhme të drejtë dhe të sigurt ka qenë urimi i ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu për shqiptarët. në mesazhin e dhënë në facebook, Lu shprehet se të gjithë në ambasadën amerikane u urojmë të gjithë miqve tanë në Shqipëri një vit të ri plot shëndet dhe lumturi. në mesazh theksohet se Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm, ndaj Lu kërkon ti ripërkushtohemi ndërtimit të një të ardhmeje më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurt për fëmijët tanë.
Ndërkohë kryetari i PD, Lulzim Basha nëpërmjet një video mesazhi uron një vit të mbarë për ëndrrat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/donald-lu-mesazhi-urimi-shqiptaret