Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ndodhet në fshatin Karahaxh të Sarandës në një dëgjesë publike.
Kreu i qeverisë u shpreh optimist se drita jeshile për çeljen e negociatave do të ndizet në mënyrë apo në tjetrin. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për kushte, Rama solli shembullin e Malit të Zi.
Edi Rama: "Unë kam besim se drita jeshile do të ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër. Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces. Kanë ngritur tymnajën e re PO me kushte. Nuk ka proces për në BE pa kushte. Mali i Zi negocion dhe ka 94 kushte. E rëndësishme është që ne të mos qëndrojmë në vend numëro, por hapa përpara. Ne do të bëhemi anëtarë të BE-së kur të jemi gati, por ndërkohë të shfrytëzojmë këtë proces për një Shqipëri më të mirë.
Rama foli dhe për marrëveshjen e detit të cilin e quajti marrëveshje të drejtë si dhe hodhi poshtë lajmin për ngritjen e kampit të 600 mijë emigrantëve dhe e quajti "broçkull kozmike"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-me-28-qershor-drita-jeshile-do-ndizet-ne-nje-menyre-apo-tjeter