TIRANE-Pas kthimit nga Italia, kryeministri Edi Rama përmes rubrikës 'Përgjigja Ime' ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe atë të LSI-së Monika Kryemadhi për gjuhën e përdorur dhe veprimet, që sipas tij, po dëmtojnë rëndë imazhin e vendit në botë. Për kreun e qeverisë, shkaku i djegies së mandateve dhe protestave të opozitës është frika nga humbja e thellë që do të pësojnë në zgjedhjet lokale të qershorit. Referuar aksionit opozitar, Rama deklaroi se prodhimi i brendshëm i lajme të këqija për eksport, nga shfaqet e dhunës deri te artikujt e paguar dhe intervistat e shfazuara të Lulzim Bashës e bëjnë qesharake figurën e politikanit shqiptar në sytë e botës dhe godasin shtëpinë tonë.
"Është e vështirë të gjesh fjalët për fjalët në gjuhë të huaj të atij që quhet kryetar i opozitës, por fatkeqësisht nuk është as lideri dhe as përfaqësuesi i asaj opozite, që gjendet në popull mes njerëzve të zakonshëm si ti kur nuk e pëlqejnë dhe nuk e duan shumicën. Ata njerëz janë kudo, ka patjetër edhe aq qorra dhe vulgarë sa arratjakët nga parlamenti, por shumica nuk e duan baltosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj dhe e dënojnë qasjen e humbësve pa pikë dinjiteti. Gjermanët, po, kanë një rregull të pashkruar, asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme politike. Pasi shtëpia nuk është skenë për të shfaqur në lagje mosmarrëveshjet, atdheu nuk mund të nxihet. Bota nuk ka as ngenë dhe as përgjegjësinë që të na rregullojë punët që nuk na shkojnë mirë.