Report Tv - Basha bllokon foltoren, maxhoranca voton me shpejtësi ligjet

Report TV 2018-06-21

Views 0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sapo demokratët mbërritën në Kuvend, ka folur para deputetëve për çështjen e negociatave.

Basha tha se kryeministri Edi Rama është i informuar nga Europa për negociatat të cilat sipas tij nuk do të hapen. Sipas kreut të PD-së, Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat për të përfituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai foli për votë refuzuese nga Gjermania në Bruksel, e cila do konkretizohet nga rezoluta në Bundestag javën e ardhshme.

Unë dhe Rama jemi informuar. Rama bën të paditurin për hapjen e negociatave. S?ka hapje të negociatave. Qeveria është e falimentuar politikisht dhe moralisht. Zonja dhe zotërinj, ashtu siç Edi Rama e di fare mirë, lajmi nga ky raportim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është verdikti gjerman. Rama e di mirë që Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat. Rezoluta bëhet publike të martën. Nuk vendosen vetëm kushte, por edhe një kontroll për institucionet....

Lulzim Basha, kryetar i PD-së
Me rinisjen e seancës, Basha ka thënë se nuk ka asnjë albanofobi nga vendet evropiane por vetëm një shqetësim për të ardhmen e vendit. Gjatë fjalës së Bashës, deputetët e mazhorancës kanë shpërthyer në të qeshura kur kryedemokrati ka thënë se vendet e BE-së janë treguar më tolerante me Shqipërinë, falë lobimit të opozitës.

Ka më shumë se një vit që ndodh po e njëjta gjë. Pse e hoqi fjalën, se po thoja një të vërtetë. E di Kryeministri e di dhe kryetari i Kuvendit. Verdikti i Gjermanisë është verdikti më i qartë. Edi Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Kjo është arsyeja sepse mbrëmë, konservatorët mbajtën këtë vendim. Vendimi do ishte më i keq nëse s?do ishte për ne si opozitë.

Share This Video


Download

  
Report form