Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një tryeze konsultuese për prezantimin e Projekt Buxhetit Afatmesëm 2019-2021 deklaroi se rritja ekonomike në vend vijon me ritme të kënaqshme. Ai shtoi se koha kur kishte rritje ekonomike pa punësim ka mbaruar, pasi papaunësia është ulur në nivelin më të ulët historik në shifrën e 12. 5%. Ahmetaj u ndal edhe te punësimi i të rinjve, ku tha se ka arritur nivelin më të ulët në rajon, por ende mbetet shumë punë për të bërë.