Ilir Daja do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit për edicionin tjetër. Tekniku ka braktisur Skënderbeun pas dënimit nga UEFA dhe përjashtimit nga Europa duke nisur një aventurë të re me Flamurtarin e Vlorës.
Zyrtarizimi i marrëveshjes është bërë pasditen e sotme në Vlorë nga Presidenti i ekipit Sinan Idrizi. Daja fitoi titullin kampion me Skënderbeun këtë edicion në kampionatin shqiptar, por dënimi nga UEFA bëri që të largohet nga Korça.