Pas replikave të shumta në Parlament ditën e sotme, duket se shumica e deputetëve e ka braktisur sallën, ku si rend dite ishte debati për votën e Shqipërisë në OKB në 21 dhjetor për Jeruzalemin.
Bashkë me kryeministrin, kreun e Opozitës, ka ikur edhe kryeparlamentari Ruçi, i cili ka lenë në krye të seancës, deputetin e PD, Edi Palokën, i cili i ka dhënë një sygjerim deputetit të PS, Ervin Bushatit.
?Më lejoni një rekomandim miqësor, nëse i keni shabllon ato që do të thoni, ju lutëm na kurseni kohen??, ka thënë Paloka, në momentin kur mbaroi fjalën, deputetja Ferhati.