Ka nisur me debate seanca dëgjimore e sotme mes kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi, dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Në seancën e sotme ishte parashikuar që para Komisionit të raportonte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, por bashkë me të ka shkuar dhe Veliaj.
Kjo nuk është pritur mirë nga Vokshi e cila ka replikuar ashpër me të, duke e paralajmëruar Veliajn se do ta nxjerrë jashtë, pasi në mbledhje ka shkuar i paftuar. Pas debateve të forta, Albana Vokshi ndëpreu punimet e komisionit parlamentar të Medias, duke nxjerrë edhe mediat jashtë.
Replikat e plota:
Vokshi: Dëgjesa me Veliajn do mbahet nesër, jo sot. Kudo ju çon Rama çift.
Veliaj: Po gënjen?
Vokshi: S?më thua dot ti gënjen
Veliaj: Siç po gënjen për çdo project.
Vokshi: Me mua lëre arrogancën.
Vokshi: Veliaj, s?të kam dhënë fjalën. E para ki kujdes me gjuhën që përdor. Jam kryetare komisioni Erion.
Veliaj: Të vjen tjetri për respekt, ti i thua ik. Ti ndoshta s?meriton respekt. S?më ke zgjedhur ti. Siç bëtë më pazarin dhe lodrat, përdorni çdo kauzë për politikë.
Vokshi: Jeni i paftuar, mbylljani mikrofonin. S?më ftove në dëgjesë. Keni ardhur për të bërë zhurmuesin. Ka mundësi ta mbyllësh?
Veliaj: Mos gënje, je kryetare dhe kryegënjeshtare
Vokshi: Të nxjerr dhe përjashta. Mbylle, mbylle, mbylle!